Sulmi me thikë në Gjermani, policia: S’ka lidhje me terrorizmin

21.07.2018 12:50

Një sulm me thikë në një autobus në Lubecck të Gjermanisë....

Një sulm me thikë në një autobus në Lubecck të Gjermanisë një ditë më parë la 14 persona të plagosur.

Ndërkohë policia vuri në pranga autorin e ngjarjes së rëndë, e ndërsa ka bërë të ditur se 30-vjeçari nuk ka lidhje me radikalizimin. Autori i sulmit është identifikuar si një person me origjinë nga Irani. Megjithatë, policia gjermane nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.