KALIFORNI

Stuhi dhe zjarre në Kaliforni

05.08.2014 13:41

Rrëshqitja e tokës ka bllokuar më shumë se 2500 njerëz. Gurë dhe dhe bllokuan rrugët, në disa vende ranë edhe mbi shtëpi.......

Moti në Kaliforni vetëm i qetë nuk ka qenë këto muajt e fundit. Shirat e rrëmbyeshëm disa ditë me radhë, ulën ndjeshëm temperaturat.

Rrëshqitja e tokës ka bllokuar më shumë se 2500 njerëz. Gurë dhe dhe bllokuan rrugët, në disa vende ranë edhe mbi shtëpi.

“Uji plot baltë  erdhi nga askund, menjëherë mbuloi gjithcka duke marrë edhe drurët me vete. Thjesht shpërtheu. Isha 20 centimetra larg makinës sime kur erdhi uji” - thotë Jesica Uatson, një banore e zonës. 

Ekipet e shpëtimit arritën të evakuojnë 300 fëmijë nga një kamp veror. Por një 45 vjecar nuk shpëtoi dot. Shpëtimtarët e gjetën atë të vdekur në makinën e tij. Banorët thonë se këto janë vërshimet më të këqija në 20 vitet e fundit, dhe kur qetësohet pak stuhia, fillon frika e rrufeve që janë shtuar shujmë këtë sezon e që ndezin vatrat e reja të zjarrit në pyje.

Në Kaliforninë e veriut 12 zjarre të fuqishme dogjën 12 hektarë pyje. Shumë herë është rrezikuar jeta e zjarrfikësve që kanë mbetur të rrethuar nga zjarret.

Zjarrfikësit shpresojnë që shirat do tju ndihmojnë të ndalin stuhinë e zjarrtë. Për momentin ata varen vetëm nga uji që hidhet me avionët e ushtrisë. (Merita Gashi, TVM2)