Vendimi i Kosovës për rritjen e doganave, tregtarët: Do pësojmë ne dhe bujqit

21.07.2018 13:04

Vendimi i Kosovës për rritjen e tarifave prej 30 për qind për importet e disa llojeve të frutave....

Vendimi i Kosovës për rritjen e tarifave prej 30 për qind për importet e disa llojeve të frutave, perimeve si dhe misrit ka filluar me efektet e para, duke shkatkuar luhatje në tregtinë e brendshme të vendit.

Tregtarët e anketuar nga TVM2 theksojne  se me këtë vendim tani akoma më shumë çmimi i produkteve bujqësore ka filluar të bie pas çka më së shumti preken ata dhe prodhuesit.

“Çmimet edhe ashtu janë të ulëta, pak është edhe se popullata e ka buxhetin më të ulët. Për sa i përket vendimi të Kosovës edhe ne kemi shumë dëme për arsyje se malli vjen e nuk shitet, kalbet dhe hudhet. Kështu që duhe të mendojnë edhe shteti i tyre edhe i yni për qyetetarët e dyja vendeve. Ato duhet të mendojnë sy ky popull duhet të ushqehet nëse nuk ka transport andej e këndej është e kotë edhe ne që punojmë”.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për mallrat do të ndikoj tek na pasi malli do të jetë më lirë, dmth pastaj gjysa e mallit do të hudhet. Problemi më i madh do të jetë për ata që prodhojnë se për neve do të bie shitja pak, ajo...”

“Shihe normalisht problem më i madh është për prodhuesit e jo për tregtarët, sepse bujqit në këtë rast do të duhet ta gjuajnë mallin, do të kenë probleme, nuk do të ketë shitje ejt. Ky është një hap që nuk është dashur të ndërmeret në këtë moment. Unë jam prodhues dhe kam mallin tim do të ndikoj edhe tek unë diçka diçka” – thanë disa nga tregtarët e intervistuar nga TVM2.

Në lidhje me vendimin e Kosovës për rritjen e tarifave prej 30 për qind për importet e disa llojeve të frutave, perimeve dhe misrit, pas një takimi të përbashkët të mbajtur ndërmjet Ministrive të Ekonomisë, Ministrive të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe Drejtorisë Doganore, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, ministri Kreshnik Bekteshi ka dërguar letër Sekretariatit të CEFTA-s dhe Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës, Bajram Hasani, me të cilën ka kërkuar shfuqizimin e masës e cila tashmë është duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në tregtinë e këtyre produkteve, dhe propozon vazhdimin e bashkëpunimit të mirë të deritanishëm.

Madje Ministria e Ekonomisë, për këtë problem, ka informuar edhe Komisionin Evropian. (Zekirja Mexhiti, TVM2)