Tevdovski dhe Carevska, paga mesatare në Maqedoni është rritur për 7.1%

21.07.2018 13:16

Ministri i financava Dragan Tevdovski dhe i punës dhe politikës sociale Mila Carovska....

Ministri i financava Dragan Tevdovski dhe i punës dhe politikës sociale Mila Carovska përmes video mesazh thanë se rriten pagat mesatare në Maqedoni.

Të dytë thanë se paga mesatare për muajin maj, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 7.1 % , ose kap vlerën prej 24. 509 denarë që është 1.600 denarë më e lartë në nivel vjetor,dhe e gjithë kjo falë masave të shumta qeveritare.

“Në prodhimtarinë e tekstilit rritja e pagave është 2.670 denarë në nivel vjetor, në prodhimtarinë e veshëmbathjes 1.764 denarë, ndërsa te prodhuesit e lëkurës në nivel vjetor paga është rritur për 1.802 denarë” – tha ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska.

“Rritje të theksuar të pagave këtë vitë ka dhe në veprimtaritë tjera, siç janë financat dhe sigurimi si dhe veprimtaria komunikuese dhe informatike” – u shpreh ministri i financave, Dragan Tevdovski.

Autoritet qeveritar thanë se mbeten të përkushtuar në realizimin e pakos së masave për rritjen e pagave,dhe në përkrahjen e investimeve të cilat sugurojnë paga korrekte për të punësuarit.

Njëherit infomrojnë se përveç kësaj, në Kuvend janë dorzuar edhe ndryshimet ligjore të cilat do të sigurojnë përkrahje për rritje të pagave të cilat janë më të larta nga paga minimale. (Rexhep Qamili, TVM2)