Kryesia qendrore e PDSH-së, Sadiku: Do të mbështesim referendumin për emrin
Kryesia e PDSH-ës sot ka mbajtur mbledhje në Tetovës.....

Kryesia e PDSH-ës sot ka mbajtur mbledhje në Tetovës. Si pikë diskutimi ka pasur situatën aktuale politike të vendit dhe përkrahjen që do jep PDSH-ja referendumit që duhet mbahet deklaroi sekretari i PDSH-ës Azem Sadiku.
Ndërsa i pyetur se a diskutuan për eshalonin e tretë që duhet të marrë PDSh-ja pasi vendosi të jetë pjese e qeverisë Sadiku, u shpreh se shumë shpejtë pritet të realizohen ato për çka janë marrë veshtë.
“U debatua për situatën aktuale politike si parti serioze do të japim mbështetje përkrahje situatës aktuale referendumit që duhet të mbahet dhe poltëisimin e kushteve marrëveshjen me Greqin. Si pikë e ditë që kemi biseduar është edhe riorganizomi i partisë. Sigurisht se ato janë pjesë e marrëveshjes dhe shumë shpjete pritet që gjitha ato që jemi marrë veshtë të realizohen” – tha sekretari i PDSH-së, Azem Sadiku.
Sadiku më tej ka theksuar se është diskutuar edhe për mbajtjen e kongresit të rregullt të partisë, ku sipas tij pritet të mbahet në fillim të muajt të ardhshëm. (Visar Sadiki, TVM2)
