ASH- ja akuzon Komunën e Tetovës për mosrealizimin e premtimeve gjatë fushatës
Aleanca për Shqiptarët dega Tetovës, ka akuzuar sot udhëheqësin e komunës së Tetovës....

Aleanca për Shqiptarët dega Tetovës, ka akuzuar sot udhëheqësin e komunës së Tetovës se nuk po mbanë premtimet e dhëna gjatë fushatës, ata sot pastruan lagjen Qarshia e epërme nga mbeturinat si dhe shtratin e lumit Shkumbin.
Ndërkohë kërkuan nga komuna që punimet në rrugën Murat Bafqarit,të përshpejtohen dhe sa më shpejt të jetë në funksion të qytetarëve.
“Filluam me pastrimin e shtratit të lumit Shkumbim që nga rruga industriale duke vazhduar më tej deri te shtrati i lumit afër Spitalit të Tetovës,dhe deri tek Xhamia e larme,pastaj vazhduam në lagjen Qarshia e epërme ku jemi këtu momentalisht për të vazhduar pastrimin e shtratit të lumit deri në Banjën e Tetovës. Shtyrja e punimeve të rrugës Murat Bafqari edhe pse afati ka qenë për tre muaj kan kalaur më shumë se katër dhe ende punimet nuk janë në fazën përfundimtare” – tha Altrim Mamuti, Kryetar i degës së ASH-ës, Tetovë.
Përndryshe ata paralajmëruan se do vazhdojnë edhe më tej të përkujtojnë komunës së Tetovës për projektet dhe dështimet që do kenë në këtë mandat. (Visar Sadiki, TVM2)
