Kontrabanda me emigrantë, MPB ngre padi për 4 persona
21.07.2018 17:57
Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale kundër katër personave 3 nga Shkupi dhe 1 nga Gjevgjelia....

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale kundër katër personave 3 nga Shkupi dhe 1 nga Gjevgjelia të cilët dyshohen për kontrabandë me emigrantë dhe tregti me njerëz.
Dy prej tyre, vozitësi i automjetit me të cilin është bërë transporti ilegal me inicialet P.P si dhe XH.N, janë arrestuar. Siç informojnë nga MPB-ja aksidenti ka ndodhur me 25 qershor në rrugën Radovish-Shtip ku 2 emigrantë kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë janë të lënduar rëndë. Sipas të dhënave të MPB-së numri i emigrantëve në automjetin tranportues IVECO mund të ketë qenë edhe më i madhë por pas aksidentit ata kanë ikur.
