Ivanov merr çmimin e lirisë për vitin 2014
Çmimi i lirisë për vitin 2014, i cili këtë vit i është dhënë presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, nga ana e Fondit për Studime Amerikane, është edhe një dëshmi se Maqedonia është shembull në rajon se si duhet të zbatohen reformat.....

Çmimi i lirisë për vitin 2014, i cili këtë vit i është dhënë presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, nga ana e Fondit për Studime Amerikane, është edhe një dëshmi se Maqedonia është shembull në rajon se si duhet të zbatohen reformat, deklaroi Kryetari i Maqedonisë Gjorgje Ivanov, pas ceremonisë për dhënien e cmimit në univerzitetin e Karllit në Pragë, me qendër në Uashington.
“Ky çmim nuk është vetëm për mua personalisht, por edhe një shpërblim për Maqedoninë sepse ajo njohu të gjitha reformat të gjitha përpjekjet të gjithë atë që e bën Maqedonia ,që të ketë një ekonomi të suksesshme. Të gjitha reformat e ndërmarra japin rezultate dhe atë dikush e ndjek dhe e shpërblen. Pra në këtë drejtim të Maqedonisë, e me këtë cmim është një shembull pozitiv, se si rajoni duhet të zbatojë reformat në sferën e ekonomisë për të pasur më shumë mirëqenie ,dhe të hapen sa më shumë vende pune për të rinjtë, problem ky që nuk është vetëm i joni , por i gjithë kontinentit”, - ka thënë presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
Nga Instituti Amerikan për sistemet politike dhe ekonomike, sqarojnë se Ivanov, është zgjedhur për të marrë çmimin për arritjet e tij në promovimin e lirive ekonomike, zvogëlim të taksave, dhe papunësisë, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e arsimit publik.
“Këto reforma politike dhe ekonomike e kanë sjellur Maqedoninë më pranë përmbushjes së standardeve,për antarësim në BE. Në fushën e bashkëpunimit rajonal në aspektin politik dhe ekonomik, kryetari Ivanov i zgjeroi në mënyrë të konsiderushme marrëdhëniet dipolamtike të Maqedonisë,” - është shprehur Villijam Bill Hibll, nga Instituti Amerikan.
Çmimi i Fondit për Studimet Amerikane u jepet çdo vit udhëheqësve të shquar nga Evropa Lindore dhe Qendrore, për arritjet e tyre në promovimin e vlerave demokratike, dhe lirisë ekonomike në rajonin e tyre. (Vlora Latifi, TVM2)
