Të hënën takim i ri i liderëve

22.07.2018 12:27

Të hënën do të ketë sërish takim të liderëve në të cilin takim partitë do të tentojnë të gjejnë zgjidhje....

Të hënën do të ketë sërish takim të liderëve në të cilin takim partitë do të tentojnë të gjejnë zgjidhje për çështjet strategjike.

Së pari është formimi i KSHZ-së, prej të cilës varet edhe referendumi që duhet të mbahet në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit. Për këtë kushte të opozitës janë Ligji për financimin e partive, për të cilin ka konsensus, ndryshime në Ligjin për Qeveri, gjegjësisht formimin e qeverisë teknike 100 ditë para çdo zgjedhjeve dhe ndryshime në Kodin penal lidhur me amnistinë.

Kryeministri Zaev në takimet e mëparshme deklaroi se nuk do të pranoj amnisti direkte ose indirekte. Takimi i liderëve të enjten përfundoi pa sukses, por sipas partive janë përafruar qëndrimet rreth disa çështjeve.