Los Anxhelos, sulm me armë dhe pengmarrje në supermarket
Një grua u qëllua për vdekje kur një 28-vjeçar sulmoi një prej supermaketeve Trader Joe's, në Los Anxhelos....

Një grua u qëllua për vdekje kur një 28-vjeçar sulmoi një prej supermaketeve Trader Joe's, në Los Anxhelos të shtunën pasdite dhe mbajti pengje për tre orë përpara se të dorëzohej në polici.
Viktima e identifikuar si Mely Corado, u vra herët gjatë pengmarrjes, tha policia dhe ishte viktima e vetme e kësaj ngjarje. Mely punonte në Trader Joe's prej vitit 2014 dhe ishte menaxhere e dyqaneve.
Autori i sulmit dyshohet se fillimisht gjuajti gjyshen e tij deri në shtatë here para se të ikte me makinën e tij bashkë me një vajzë që besohet se ishte e dashura, tha kryebashkiaku i Los Anxheles, Garcetti.
Autori i sulmit, një afrikano-amerikan,u dorëzua në polici vetëm pas orës 06.30 ku doli me pranga në duar dhe me katër pengje, siç ishte rënë dakord më parë në negociatat mes tij dhe policisë. Edhe ai kishte nje plage me arme zjarri ne krahun e majte, te marre gjate shkembimit me arme me policine.
Pamjet e transmetuara nga mediat ndërkombëtare tregonin konsumatorë të tmerruar dhe pjesë nga stafi që iknin në panik, disa kërcenin nga dritaret, te tjere hidheshin poshtë me shkalle litari. Ndërkohë dy fëmijë u transportuan nga policët e armatosur rëndë.
