Liderët e katër partive në tavolin të përbashkët, a do gjejnë gjuhë të përbashkët për referendumin?

22.07.2018 14:18

Të hënën në orën 9 para dite vazhdon takimi i liderëve në format të shkurtuar....

Të hënën në orën 9 para dite vazhdon takimi i liderëve në format të shkurtuar mes liderëve të LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-s dhe Lëvzija “Besa”.

Zaev, Ahmeti dhe Kasami bëjnë tentimet e fundit për t’i tejkaluar dallimet  me opozitën dhe të arrijnë marrëveshje me Mickovskin për formimin e KSHZ-s i cili duhet ta realizoj referendumin për emrin në vjesht. Në tryezën e diskutimit janë të vendosura edhe kushtet e fundit të VMRO-DPMNE-së të cilat kanë të bëjnë me ligjin për financimin e partive, ndryshimet në ligjin e qeverisë dhe në Kodin Penal lidhur me amnistinë.

Liderët e partive në pushtet shpresojnë shumë se takimi i së hënës do të rezultoj pozitivisht për të gjetur “gjuhë të përbashkët” për organizimin, datën dhe formulimin e pyetjes së referendumit,  por kategorikisht refuzojnë se ndonjëherë ata do të bëjnë “pazarllëk” për amnisti të ish udhëheqësisë së kaluar të VMRO-DPMNE-së.

Përndryshe takimi i liderëve e së hënës është i treti me rradh ose i dyti i cili po realizohet në format të shkurtuar mes liderëve të katër partive politike. Pjesëmarësitë javën e kaluar nuk arritën marrëveshje konkrete me të cilën  përfundimisht do të deblokohet procesi i konstituimit të KShZ-së, por shpresojnë shumë se nga fillimi i javës së re do të arrihet marrëveshje. (Rexhep Qamili, TVM2)