Kumanovë, punohet për ndriçimin publik të qytetit

22.07.2018 15:36

Në kuadër të Ndërmarrjes Publike Kumanovo Parking, me vendim të këshillit komunal të qytetit të Kumanovës.....

Në kuadër të Ndërmarrjes Publike Kumanovo Parking, me vendim të këshillit komunal të qytetit të Kumanovës, kësaj ndërarrje i është obliguar që të kujdeset rreth ndricimit publik të qytetit të Kumanovës me rrethinë.

Fadil Shabani, drejtor i “N.P.Kumanovo Parking”, për TVM2 thotë se kohëve të fundit janë bërë investime të mëdha në përmirsimin e ndricimit publik, e sidomos në ato lagje ku më së shumti janë të banuara me popullatë shqiptare.

“Duke filluar nga pjesa qëndrore e fshatit Sopot, ndricimin e plot të fshatit Vujnovic, pastaj kemi vazhduar në qytet si në “Lagjen e Trimave”, “Lagjen Dardania”, kemi bërë rregullimin e plot të ndricimit në parkun e vjetër të qytetit, kemi bërë vendosjen e shtyllave të reja me drita nga stacioni i autobusëve e deri te Xhamia e qytetit, kemi rregulluar komplet ndricimin në fshatin Cerkez, në stacionin hekurudhorë si dhe në fshatin Rramanli, të gjitha këto zona të banuara me shqiptarë” – tha Drejtori i “N.P.Kumanovo Parking”, Fadil Shabani.

Fadil Shabani, apelon deri te të gjithë ata banorë të cilëve në lagjet e tyre u mungon apo kan defekte, të mos hezitojnë port ë njejtit të lajmrojn ato që me kohë të intervenohet.

“Nëse ka defekte në teren duhet të paraqiten tek ne ku kemi edhe numrin e telefonit i cili është kujdestar në shërbim të qytetarëve ai është 071 / 307 – 619, ky është numri në të cilin potjetër të lajmërohen ata qytetar të cilët kanë defekte në lagjet e tyre , përndryshe nëse nuk i paraqesin defektet ne nuk e dijmë se ku duhet të intervenohet” – deklaroi Drejtori i “N.P.Kumanovo Parking”, Fadil Shabani.

Ndryshe sipas informacioneve të sigurara nga ekipi i TVM2, së shpejti do të merret iniciativë për rregullimin dhe ndrrimin e tërësishëm të ndricimit në sheshin e qytetit të Kumanovës. (Fatlum Aqifi, TVM2)