Ligji për media ende në “Labirinthet e Kuvendit”, Tahiri: Opozita duhet të reflektojë

22.07.2018 15:44

Ligji për media për një kohë të gjatë po vazhdon të ngec në komisionin kuvendor....

Ligji për media për një kohë të gjatë po vazhdon të ngec në komisionin kuvendor për transport dhe lidhje ku ende nuk janë shqyrtuar të gjitha amandamentet e propozuara nga opozita.

Ngecjet e këtilla janë të natyrës politike, sepse, partitë nuk janë të gatshme që të ketë media objektive dhe të balancuara në Maqedoni, vlerëson profesori univeristar, Sefer Tahiri.

Ai thekson se VMRO-DPMNE-ja nuk mund të largohet nga koncepti që ajo të vazhdoj të ketë nën kontroll agjencinë e mediave dhe shërbimin radio-difuziv publik dhe të ketë kontroll te politikat redaktuese nëpër media. Tahiri apelon që opozita të mbështes ligjin në fjalë.

 “Opozita duhet të reflektojë dhe të shfaqë mendim sa i përket reformimit të mediave dhe duhet të mundësojë që mediat të jenë të lira të ketë zgjedhje të organve të reja të RTM-s dhe të agjencisë së mediave, konrektisht të mbështes ligjin  e ofruar. Vet fakti që në këtë ligj përcaktohet qartë që zgjedhja e anëtarëve të organeve drejtuese të TVM-së dhe të këshillit të Agjencisë së Mediave do të bëhet me dy të tretat e votave është mekanizëm i qartë demokratik i cili mundëson konsensus të gjërë politik, për anëtarët që do të zgjedhen në këto organe” – tha komunikologu, Sefer Tahiri.

Nëse opozita vazhdon të këmbëngulë që mandati aktual i këshillit të RTM-së dhe Agjencisë së Mediave të vazhdojë, atëherë pushteti duhet të ofrojë alternativë. Sipas Tahirit në këtë rast ligji duhet të miratohet me shumicë absolute, pra me 61 deputet, e jo me shumicë të kualfikuar prej 80 deputetëve.

 “Zgjedhja e këtillë e organeve me 61 vota dhe miratimi i ligjit absolutisht nuk e cenon legjitimitetin demokratik, sepse do të ketë miratimin e shumicës së deputetëve të cilët përfaqsojnë qytetarët e Maqedonisë. Unë mendoj se deri në shtator duhet të pritet që opozita të reflektojë, nëse kjo nuk ndodh mendoj që shtatori duhet të jetë afati kur pushteti duhet të ofrojë alternativën , duhet të tregojë se është për reformim të qartë reformim të sistemit mediatik” – u shpreh komunikologu, Sefer Tahiri.

Ndryshe për ligjin për media janë parashtruar 73 amandamente, por vetëm 8 prej tyre janë shqyrtuar në senacat e Komisionit për Trasnport dhe Lidhje për shkak të debatit jo konsktruktiv nëpër seanca.

Qeveria akuzon se VMRO-DPMNE e cila kryeson me komisionin në fjalë qëllimisht po bllokon procedurën e miratimit të ligjit, në mënyrë që të ketë pushtet mbi servisin publik. Por nga ana tjetër nga VMRO-DPMNE theksojnë se nuk po e bllokojnë ligjin për media, por tentojnë që të gjejnë zgjidhje më të mirë dhe të gartantojnë pavarësi më të madhe të mediave në Maqedoni. (Ersan Pajaziti, TVM2)