Thirrja publike në M. e Shëndetësisë, Filipçe: Bind tenderi nuk është dhënë,është në vlerësim

22.07.2018 17:25

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe i hodhi poshtë si të pavërteta shpekulimet e fundit për tenderin.....

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe i hodhi poshtë si të pavërteta shpekulimet e fundit për tenderin për furnizim të institucioneve publike shëndetësore me aparate dhe reagensa për egzamenimet e gjakut në vlerë prej 35 milion euro.

Filipçe thotë se ministria e shëndetësisë ende nuk ka nënshkruar marrëveshje me kompanin në fjalë, dhe se oferta është ende në proces. Filipçe tani bind se thirrja publike është realizuar në përputhje me gjitha procedurat bashkohore, ligjore  dhe transparente për opinionin.

“Për momentin procedura është në vlerësim e sipër, dhe ende nuk ka arritur  në ankandin elektronik. Për shkak se bëhet fjalë për  furnizim  publik të egzaminimeve kimike, imunologjike, hematologjike dhe pajisje të ndryshme në afatë tre vjeçar, vlerësimi i furnizimit është i lartë, megjtihatë kursimi për buxhetin e qytetarëve është me rëndësi të madhe.Në qoftëse nuk arrijmë të kursejmë nga tenderi, i njëjti do të anulohet. Procesi ishte transparent dhe i hapur për  gjithë opinionin, sektorin civil  dhe kompanitë” – tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe madje informon se deri në fund të afatit të paraparë për dorzëim të oferatave për këtë thirrje është dorzuar vetëm një ofertë. Kohë më parë disa media publikuan se fituesi i tenderit prej 35 milion eurove për furnizim të institucioneve me reaensa në Ministrinë e shëndetësisë  e ka fituar një kompani e sapoformuar e cila dyshohet se është në pronësi të shokëve të djalit të ish drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov, gjë për të cilën edne nuk është zyrarisht e konfirmuar.

Për këtë tender ka reaguar edhe VMRO opozitare dhe Aleanca për Shqiptarët. Të dy partitë kërkuan dorheqjen e ministrit Filipçe dhe thanë se nuk i besojnë atij kur arsyetohet për çështjen fjalë. (Rexhep Qamili, TVM2)