Los Anxheles, pengmarrje në supermarket, vritet një grua

22.07.2018 19:32

Momente paniku në Los Anxheles, ku një person mori 40 pengje brenda një supermarketi në Hollywood...

Momente paniku në Los Anxheles, ku një person mori 40 pengje brenda një supermarketi në Hollywood.

Si pasojë e panikut nga ndërhyrja e policisë pengmarrësi vrau një grua. Në pamjet e shpërndara nga mediat amerikane, shihen njerëz të tmerruar, që dalin nga dritaret e supermarketit.

Gjithçka nisi nga banesa e autorit, një 28-vjeçar afro-amerikan, i cili pas një zënke me familjarët kishte hapur zjarr ndaj tyre duke i plagosur. Zënka u pasua nga një ndjekje me makina dhe të shtëna, duke terrorizuar të gjithë banorët e zonës.

Pas bllokimit në supermarket dhe negociatave me policinë që zgjatën rreth 3 orë, agresori u dorëzua dhe pengjet u lanë të lirë. Policia e Los Angeles njoftoi se të gjithë pengjet janë në gjendje të mirë, disa prej tyre morën ndihmë mjekësore si pasojë e traumës psikologjike