Kuvendi seancë, miratimi i ndryshimeve në kodin zgjedhor

23.07.2018 09:36

Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 53-të ku në rend dite janë më shumë ligje....

Në Kuvendin republikan  vazhdon punimet seanca plenare ku është paraparë edhe miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Seanca plenare ku në rend të ditës është miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, me të cilat shumica parlamentare  për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KSHZ-së  kërkon uljen e votave, nga 81 ne 61. Për ndryshimet ne Kodin Zgjedhor  duhet të prononcohet edhe plenumi  i Kuvendit, menjëherë pasi kërkesa për ndryshime kaloi filtrin e komisionit për Çështje Europiane,ku u hodhën poshtë të gjitha 400 amendametet e parashtruara nga VMRO-DPMNE.

Mënyra e votimit të ndryshimeve në Kodin zgjedhorë do të varet nga Marrëveshja  e cila do të arrihet  në kuadër të takimit të Liderëve,  për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së,  e cila po bllokohet nga ana e opozitës maqedonase, respektivisht me dy tzë tretat e votave.