Incident në Toronto: Dy të vdekur dhe 14 të plagosur
23.07.2018 10:18
Një grua u vra dhe 14 persona të tjerë u plagosën në një incident me të shtëna në Toronto...

Policia njoftoi se sulmi ka ndodhur të dielën vonë ndërsa edhe personi i armatosur ka vrarë veten në qarkun Griktaun.
Motivi për të shtënat nuk është ende i qartë. Burime policore në Toronto kanë thënë se i dyshuari besohet se ka qëlluar në drejtim të policëve përpara se të vriste veten.
Zëdhënësi i policisë, Mark Pugash, tha se është shumë herët të përcaktohet nëse të shtënat janë të lidhura me terrorizmin.
