Aksident trafiku në Mitrovicë, lëndohen pesë të mitura

23.07.2018 10:21

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pas një aksident trafiku...

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pas një aksident trafiku të ndodhur të dielen në Mitrovicë.
Në mesin e të lënduarve përveç dy ngasësve të veturave, janë të përfshira pesë pasagjere femra të moshës së mitur.

Ky aksident trafiku sipas raportit të Policisë së Kosovës ndodhi mes dy automjeteve njëra me targa vendore ndërsa tjetra me targa të Gjermanisë.

Aksidenti ndodhi në rrugën nacionale Zhabar – Mitrovicë, me urdhër të Prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.