Manchester United triumfoi në “Internacional Champions Cup 2014”

05.08.2014 14:51

Manchester United është fitues i “Internacional Champions Cup 2014”, pasi mundi në finale Liverpooli-n me rezultatin 3-1......

Manchester United është fitues i “Internacional Champions Cup 2014”, pasi mundi në finale Liverpooli-n me rezultatin 3-1.

Ky turne u zhvillua në Shtetet e Bashkuara me pjesëmarrjen e disa prej ekipeve më të mira europiane. Gjatë sezonit të kaluar “djajtë” zhgënjyen në Premiere League duke mos u renditur as në 4 ekipet e para, por këtë fazë përgatitore të sezonit të ri, Manchester United e ka nisur në mënyrën më të mirë, tashmë nën drejtimin e trajnerit të famshëm holandez, Louis Van Gaal.

Liverpooli e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 14 me anë të kapitenit, Gerrard, i cili ktheu në gol një 11-metërsh.

Ndeshja vazhdoj me këtë rezultat deri në minutën e 55-të, kur Rooney barazoi shifrat, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë, Manchester United kaloi në avantazh me spanjollin, Mata.

Në minutat e fundit do të kishte vend edhe për një gol nga i riu Lingard, që u fut në fushën e lojës vetëm pak minuta para golit. Ndryshe, ky ishte sezoni i dytë, në të cilin u zhvillua “Internacional Champions Cup 2014”, ndërsa një vit më parë ai u fitua nga Reali i Madridit.