Maqedoni
Rot: Marrëveshja me Greqinë shkroi histori evropjane
23.07.2018 18:21
Ministri shtetëror gjerman i angazhuar për Evropë Mihael Rot, pas takimit me ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov tha se marrëveshja me Greqinë...

Ministri shtetëror gjerman i angazhuar për Evropë Mihael Rot, pas takimit me ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov tha se marrëveshja me Greqinë ka shkruar histori evropjane e cila sipas tij u arrit me kompromis dhe inkurajim mes dy palëve.
Ai njëherit potencoi se pa zgjidhjen e çështjes së emrit, vendi nuk do të mund të kishte perspektivë evropjane.
BE do të angazhohet në procesin e mëtutjeshëm për integrim të Maqedonisë, siguroi Rot, por tha se duhet të vazhdohet me tempon e njëjtë në arritjen e reformave si në gjyqësor, në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Rikujtoi se përgjegjësinë e mbajnë të gjithë aktorët poolitik.
“Jam i sigurt se në javët e ardhshme do të vijnë delegacione nga BE-ja të cilët do të angazhohen për këtë sukses historik të madh, sepse do të ishte tragjike nëse rruga e mëtutjeshme evropjane ndërpritet, nëse nuk ka përgaditje nga vendi në drejtim të BE-së, në raport me kushtetutën në drejtim të së drejtës, thjesht të ketë bashkëpunim. Qeveri mban përgjegjësinë më të madhe por dua të apeloj edhe te opozita, dhe gëzohem që nesër takoj liderin e opozitës dhe të përcjell mesazh tek të gjithë aktorët politik të mbajnë përgjegjësi në këtë kohë optimiste”, shprehet ministri shtetëror gjerman i angazhuar për Evropë, Mihael Rot.
Ministri i jashtëm Dimitrov theksoi se ministrin gjerman Rot ka informuar për gjithë situatën politike në Maqedoni. Ai rikujtoi se Maqedonia përpos integrimit në BE dhe NATO nuk ka alternativë tjetër.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Dimitrov tha se është i sigurt se BE do ta ndihmojë Maqedoninë edhe në kampanjën për referendum për të qenë ai pozitiv.
“Absulitusht pres dhe e di, dhe kemi kërkesa konkrete sepse jetojmë në një kohë kur s’kemi shumë suksese dhe folim për çështje që zgjati 25 vite. Kjo çështje ka më shumë implikime gjeopolitike sesa zgjidhje e vetëm një çështjeve, apra sëgjithash, për ne dhe për athinënë, ballkanin dhe evropnë në përzgjithësi. Kjo çështje nuk është cështje e partisë politike por interes shtetëror. Kjo është çështje historike dhe varet prej nesh sa mund ta kapim. Patjetër ta ejkalojmë veten, të jemi real çka fitojmë dhe humbim dhe sjellim vendim, dhe se prej çdo qytetari varet se ku do të gjendet Maqedonia pas 5 apo 10 viteve”, shprehet ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov.
E ardhmja e vendit varet nga përgjegjësia e sotme politike, përfundoi ministri Dimitrov.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
