Maqedoni
Takimi i liderëve: Marrveshje për KShZ-në dhe qeverinë teknike, pa marrveshje për referendumin
23.07.2018 18:37
Pas plotë 9 orëve, ka përfunduar takimi I tretë I liderëve, duke arritë marrëveshje për tre nga katër pikët të cilat ishin në tryezën e bisedimeve...

Ligji për finansimin e partive politike, zgjedhje e anëtarëve të rinjë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe Formimi i Qeverisë Teknike në bazë të Marrëveshjes së Përzhinos 100 ditë para Zgjedhjeve Parlamentare, kurdo që të mbahen ato.
Për arritjen e konsesuesit për tre pikat e para, liderëve të katër partive politike ju deshtën 6 orë, ndërsa pika më diskutabile ishte çështja e referendumit, përmbajtja e sajë dhe modeli i zbatimit, për të cilën edhe pas 3 orëve të tjera dështoi.
“Për fatë të keq Hristian Mickovski nuk arriti që ta njoh momentin. Në vend që të ngjitet në trenin I cili shpejtë po lëvizë drejtë BE dhe NATOS, ai vendosi të mbetët në pjesën e erët të historisë. Hristian Mickovski gënjenë kur pohon se kësaj kryesie të VMRO-DPMNE-së I janë të rëndësishme Ligji për Mediat, Formimi I Qeverisë Teknike, apo zgjedhja e anëtarëve të rinjë të KSHZ-së. Mickovski sot u mundua ti fshëh qëllimet e tija të vërteta, dhe kur ai e pa se nuk egziston as një mundësi minimale që ne të pranojmë që të bisedojmë për ndonjë amnesty direkte apo indirekte, ai u detyrua që deklarativishtë të largohet nga qëllimi I tij I turpshëm që tju siguron shpëtim mentorëve dhe kolegëve të tij”, shprehet lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
“Shumica Parlamentare është kompetente që të shpallë referendum, por edhe ta definon pyetjen e referendumit. Pozicionet tona janë të qarta, dhe ky është pozicion partiak se pyetja e referendumit duhet të ketë vetëm një kuptim, të cilin e definon edhe vetë ligji për referendum, por edhe vetë kushtetuta. Ne kërkuam që në të njëjtën të mos ketë dy qëndrime apo dy pyetje, porn ë atë të përfshihet vetëm marrëveshja me Greqin. Edhe në pjesën e referendumit, I suksesshëm llogaritet ai referendum në të cilën plotësohen dy kushte bazë, edhe atë në kushtin e parë dalja e votuesve sa janë në listën zgjedhore të jetë 50 për qind plus një votë, dhe e dyta që nga numri I dalësve të jenë prononcuar 50 për qind plus një votë”, shprehet lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.
Derisa liderët politik maqedonas dolën nga takimi me tone shumë të ashpra, duke drejtuar gishtin tek njëri tjetri për frenim të procesitdy liderët shqiptar Ali AHmeti dhe Bilall Kasami janë angazhuar për vazhdim të dialogut.
“Do të doja ta vlerësoj seancën e parë të këtij takimi në mënyrën më positive, që pozita braktisi pozicionet dhe i ofroi atë të cilën e kërkonte opozita. Sa i përket seancës së dytë, mund të them se ishte dëshpëruese, dhe dallimet janë në pyetjet e cila do të shtrohet në referendum. Dhe në këtë situatë do të doja të apeloj që të gjithë ne të shohim dhe ti vendosim interest shtetërore, mbi ato partiake“, shprehet lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Ne si Lëvizja Besa përshendesim marrëveshjen e arritur për sa I përket KSHZ, sa I përket ligjit për finansimin e partive politike dhe Formimin e Qeverisë teknike në formatin e Marrëveshjes së Përzhinos për organizimin e zgjedhjeve. Uroj që të ketë reflektin për sa I përket pyetjes së referendumit, ku do të duhet që të gjitha forcat politike të dalin dhe të punojnë që në aspektin e organizmit të referendumit, ai të jetë I suksesshëm, dhe gjithë qytetarët të kenë mundësi që të vendosin për këtë qështje të rëndësishme”, shprehet lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Liderët nuk u prononcuan se kurë mund të pritet takim I ri I liderëve, por u shprehën të gatshëm që për të njëjtat duhet të ulen të bisedohet, por se kur do të ndodhë ajo, nuk dihet.
FITIM KRYEZIU
