Botë
Shtatë të vdekur nga sulmi në një xhami në Nigeri
23.07.2018 21:39
Shtatë persona kanë humbur jetën, ndërsa shtatë janë plagosur sot kur një vetëvrasës me bombë...

Shtatë persona kanë humbur jetën, ndërsa shtatë janë plagosur sot kur një vetëvrasës me bombë ka aktivizuar mjet shpërthyes në qytetin Konduga në pjesën veriperëndimore të Nigerisë, njofton DPA.
Agjencia nacionale e Nigerisë për menaxhim me gjendje të jashtëzakonshme (NEMA) kumtoi se sulmi është kryer gjatë faljes së namazit në xhami.
Tash për tash asnjë grup nuk ka ndërmarrë përgjegjësi për sulmin, që ka ndodh në një rajon, në të cilin vepron grupi islamik Boko Haram.
Grupi është angazhuar për krijim të shtetit islamik në territorin e Nigerisë veriore dhe disa pjesë të vendeve fqinje Çad, Niger dhe Kamerun, ku shpesh kryen sulme.
Në sulmin e Boko Haram nga viti 2009 e deri më tani kanë humbur jetën dhjetëra mijëra njerëz./mia
