Mustafi në radarin e Valencias
Valencia ka nevojë për një lojtar të kalibrit të Mustafit dhe gostivarasi është caku kryesor, mirëpo lëvizja vështirësohet nga 15 milionë eurot që kërkon Samdoria si dëmshpërblim.....

Paraqitjet e mira me Sampdorian sezonin e kaluar dhe titulli i kampionit të Botës me Gjermaninë i fituar në Brazil, kanë bërë që Shkodran Mustafi të jetë cak interesimi i shumë skuadrave të ndryshme evropiane.
Së fundmi pistës së Mustafit i është lëshuar Valencia, që shqiptarin me pasaportë gjermane e sheh si njeri të duhur për t’i dhënë skuadrës kualitet dhe potencë.
Valencia ka nevojë për një lojtar të kalibrit të Mustafit dhe gostivarasi është caku kryesor, mirëpo lëvizja vështirësohet nga 15 milionë eurot që kërkon Samdoria si dëmshpërblim.
Valencia thuhet ofron 10 milion euro, por përveç diferencës finansiare, duket se problem shkakton edhe dëshira e Mustafit për të kaluar në ndonjë ekip që do marë pjesë në Kupat Evropiane.
