Komisioni për zgjedhje dhe emërime, konfirmon listën për anëtarë të KShZ-së
Menjëher pas dakordimit për KSHZ-në në takimin e liderëve Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime...

Menjëher pas dakordimit për KSHZ-në në takimin e liderëve Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime i dërgoi një listë kandidatësh për anëtarë të KSHZ-së kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.
Lista përmban emrat e 47 kandidatëve për anëtarët e KSHZ-së, por vetëm 7 prej tyre do të jenë anëtarë të Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
Në bledhjen e komisionit nuk pati diskutim, dhe kjo pike u miratua njëzërit.
Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi pritet të thërrasë seancë plenare dhe me shumicë prej 2/3 të votave, do të zgjedhet përbërjen e re e KSHZ-së siç parasheh aktualisht Kodi Zgjedhor.
Sipas asaj që janë marr vesh partite politike kryetari I KSHZ-së do ti takojë opozitës dhe me gjasë ai do të jetë Oliver Derkovski nga VMRO-DPMNE, ndërsa anëtarë do të jenë Elizabeta Postolovska nga VMRO-DPMNE, Ditmire Shehu nga BDI, Boris Kondarko, Janakie Vitanovski dhe Radica Ristevski anëtarë nga LSDM-së dhe opozita shqiptare do të ketë një anëtar.
