Angli, sulm me acid ndaj trevjeçarit, tre të arrestuar

24.07.2018 11:03

Tre persona të gjinisë mashkullore janë arrestuar në Angli pasi një trevjeçar...

Tre persona të gjinisë mashkullore janë arrestuar në Angli pasi një trevjeçar ka përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore pas një sulmi me acid. Djali ishte në një karroce kur ai ishte “sulmuar qëllimisht” në Home Bargains në Worcester të Anglisë, të shtunën që e lëmë pas.

Policia e West Mercia tha se të arrestuarit janë të moshës 22, 25 dhe 26 vjeç, të cilët dyshohen për komplot për të kryer lëndime të rënda trupore. Mjekët e liruan foshnjën nga spitali të dielën pasdite.

Ai u trajtua për djegie të rënda në krahun dhe fytyrën e tij dhe “implikimet afatgjata” të lëndimeve të tij nuk janë të njohura, thanë mjekët.