Zaev në Mostar: Angazhim për të ardhme të përbashkët evropiane

24.07.2018 11:29

Rajoni ka liderë të cilët janë të gatshëm të bashkojnë njerëz dhe shtete...

Rajoni ka liderë të cilët janë të gatshëm të bashkojnë njerëz dhe shtete, ka deklaruar kryeministri, Zoran Zaev, në Mostar të Bosnjë Hercegovinës, ku po merr pjesë në manifestimin tradicional “Mostar Peace Connection”.

“Rajoni ka liderë të cilët kanë futur energji të re dhe janë të gatshëm të bashkojnë njerëz dhe shtete. Kjo duhet të shfrytëzohet sepse kjo nuk çon bashkërisht përpara. Prania jonë këtu, para kësaj ure të vjetër të riparuar, e dërgon mesazhin se jemi të gatshëm ta zbatojmë  në praktikë simbolikën e Urës nga e kaluara të ndërtojmë të ardhme. Këtë edhe e bëjmë. Të vazhdojmë së bashku përpara, si liderë, shtete, rajone, si Evropë dhe si botë, për të mirën e qytetarëve”, porositi kryetari i Qeverisë së Maqedonisë. Siç informojnë nga kabineti i kryeministrit, Zaev ka realizuar takime joformale me nikoqirët, përfaqësuesit nga Qendra për paqe dhe bashkëpunim multietnik, kryesuesin e Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq, kryeministrin grek, Aleksis Cipras, dhe me kryeministrin malazez, Dushko Markoviq. Ata së bashku kanë vendosur lule në lumin Neretva, në shenjë paqeje dhe pieteti ndaj viktimave të të gjitha luftërave. Po ashtu Zaev uroi Ciprasit dhe Markoviqit çmimin e fituar “Karta e Mostarit e paqes”, laureat i të cilit ishte ai vitin e kaluar.