LSDM: Mickoski, tradhtar i interesave shtetërore

24.07.2018 12:04

Pas takimit të djeshëm të liderëve dhe mosharmonizimit të qëndrimeve pë referendumin.....

Pas takimit të djeshëm të liderëve dhe mosharmonizimit të qëndrimeve për referendumin, reagoi LSDM, e cila e akuzoi kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin, si tradhtar të interesave shtetërore.

“Mickoski pa turp e kushtëzon marrëveshjen dhe referendumin e ardhshëm, me amnisti të kriminelëve të familjes dhe mentorit të tij, Nikolla Gruevski. Për shkak të amnistisë së kriminelëve, Mickoski po përpiqet ta shtyjë Maqedoninë në greminë, ta shtyjë në izolim dhe pa siguri. Joserioziteti i tij dërgon në atë që të ngelemi vetëm, të izoluar nga Ballkani dhe Evropa, ndërsa ikja e tij nga përgjegjësia dërgon në konflikt, ndarje dhe padrejtësi”,- thuhet në komunikatën e LSDM-së. Nga kjo parti thonë se nuk do të lejojnë që politika izoluese e Mickoskit, nevoja e tij për të mbrojtur kriminalitetin, që ta shtyjë Maqedoninë drejtë izolimit.