MAQEDONI

Në Gusht, afati i dytë i maturës shtetërore

05.08.2014 15:11

Bëhet fjalë për nxënës të cilët për shkaqe të arsyeshme nuk kanë patur mundësi të japin provimin në muajin qershorë , njofton ministri i arsimit Abdylaqim Ademi........

Në 22 shkolla të mesme në mbarë vendin gjithsej 3647 nxënës do t’i nënshtrohen provimit të maturës në afatin e gushtit. Bëhet fjalë për nxënës të cilët për shkaqe të arsyeshme nuk kanë patur mundësi të japin provimin në muajin qershorë , njofton ministri i arsimit Abdylaqim Ademi.

“Mundësinë pë të rrumbullaksuar procesin e arsimit të mesëm e kanë 3647 nxënës nga viti përfundimtarë i shkollave të mesme të cilët për shkaqe të arsyeshme nuk kanë hyrë në afatin e qershorit si dhe ata nxënës që nuk kanë mundur të japin donjë provim në të njejtin afat. Sic e dini nga ky vit shkollorë matura shtetërore jepet me konceptin e ri 1+3 që do të thotë maturantët japin provim në 3 lëndë eksterne dhe  1 interne”, deklaroi  ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi.

Sipas Ademit  më 11 gusht kandidatët do t’i nënshtrohen provimit në gjuhën amtare dhe në letërsi ndërsa më 13 gusht në lëndët e gjuhëve të huaja.Më 14 gusht do të mbahet provimi nga lënda e matematikës, estetikës dhe filozofisë. Kurse më 16 gusht maturantët  do t’i nënshtrohen provimit në lëndën e kimisë, fizikës, biologjisë historisë dhe biznesit.

Lëndët interne maturantët do t’i japin gjatë periudhës prej 19 deri më 23 gusht ndërsa prezentimi dhe mbrojtja e detyrës projektuese do të zbatohet nga 19 deri më 22 gusht. Ndërkohë më 14,15 dhe 18 gusht do t’ë zbatohet testimi ekstern edhe 2685 nxënës të cilët nuk kanë kaluar këtë obligim. Nga qendra shtetërore për testim, thonë se baza e pyetjeve mbetet e njejtë.

“Pyetjet do të jenë të njejta me përmirsime me shtim në bazën e pyetjeve. Nuk ka gjasa që të njejtit nxënë që t’i kenë rapyetjet e njejta. Ka aq shum pyetje sa që nëse i mëson nxënësi e përfshit të gjithë materialin shkollorë dhe ajo është qëllimi”, u shpreh më tej Mirushe Ahmeti, Drejtoreshë e Qendrës Shtetërore për testim.

Nga MASH-i gjithashtu njoftojnë se  me ndryshimet dhe plotësimet e fundit  të ligjit për arsim fillorë dhe të mesëm,  parashihet që nxënësi i cili nuk paraqitet në testim ekstern dhe atë nuk e arsyeton me vërtetim valid,  t’i shënohet notë jo e mjaftueshme e cila do të ndikojë edhe në suksesin e përgjithshëm të tij. (Naim Ramadani, TVM2)

Foto: mia.mk