Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, konfirmon listën për anëtarë të KShZ-së

24.07.2018 12:19

Menjëher pas dakordimit për KSHZ-në në takimin e lideërve Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime....

Menjëherë pas dakordimit për KShZ-në në takimin e liderëve, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime mbrëmë i dërgoi një listë kandidatësh për anëtarë të KShZ-së kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit.

Lista përmban emrat e 47 kandidatëve për anëtarët e KShZ-së, por vetëm 7 prej tyre do të jenë anëtarë të Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Në mbledhjen e Komisionit nuk pati diskutime, prandaj kjo pike u miratua njëzëri. Kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi, pritet që për sot të thërrasë seancë plenare dhe me shumicë prej 2/3 të votave, të zgjidhet përbërjen e re e KShZ-së siç parasheh aktualisht Kodi Zgjedhor.

Sipas asaj që janë marrë vesh partitë politike, kryetari i KShZ-së do t’i takojë opozitës dhe me gjasë ai do të jetë Oliver Derkovski nga VMRO-DPMNE, ndërsa anëtarë do të jenë Elizabeta Postolovska nga VMRO-DPMNE, Ditmire Shehu nga BDI, Boris Kondarko, Janakie Vitanovski dhe Radica Ristevski, anëtarë nga LSDM, si dhe opozita shqiptare do të ketë një anëtar.