ARSIM

Marrëveshje e parë bashkëpunimi mes UT-së dhe SHBA-ve

05.08.2014 15:24

Marrëveshja në fjalë është firmosur nga Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës Prof.Dr. Vullnet Ameti dheZëvendës Presidenti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i “Northern Illinois University”, Dr. Paul Prabhaker.........

Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Northern Illinois University nga Cikago e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëshkruan sot  Marrëveshje Bashkëpunimi  me theks,  hapja e një qendre për menaxhim me kriza në pjesën e Ballkanit.

Marrëveshja në fjalë është firmosur nga Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës Prof.Dr. Vullnet Ameti dheZëvendës Presidenti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i “Northern Illinois University”,  Dr. Paul Prabhaker. 

“Kjo marrëveshje  realizon dhe përmbledh në programin e saj shumë pika në të mirën e institucioneve tona, ku në përmbajtjen e kësaj marrëveshje do të realizohet këmbimi i studentve dhe hapja e një qendre për menaxhim me kriza në pjesën e Ballkanit. Universiteti jonë edhe në të ardhmen do të vazhdoj bashkëpunimin  me të gjitha institucionet ndërkombëtare nga evropa dhe SHBA-të” - tha mes tjerash rektori I USHT-së Vullnet Ahmeti .

Ndërsa përfaqësuesi i Northern Illinois University Dr. Paul Prabhaker theksoi se  USHT-ja është universiteti parë në rajonin e Ballkanit që nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi me universitetin e tyre.

“Ky është nënshkrimi i parë me USHT-në në këtë rajon. Ishte kënaqësi e vecantë për mua që u takova me Rektorin në këtë godinë të re. Në këtë marrëeveshje kemi diskutuar mjaftë pika të rëndësishme dhe dëshira ime personale është që të nxisim bashkëpunimin në mes fakulteteve dhe të bëjmë këmbimin midis studentve të dy universiteteve”, - u shpeh Paul Prabhaker, Zëvendës President për Marrëdhënie Ndërkombëtare i “Northern Illinois Çikago”.

Me këtë marrëveshje të dyja institucionet dëshirojnë që t’i forcojnë lidhjet shkencore dhe të promovojnë një bashkëpunim më të ngushtë akademik. (Miftar Emini, TVM2)