Botë

Së paku 28 persona humbën jetën gjatë rrënimit të digës në Laos

24.07.2018 20:00

Shpëtimtarët gjetën 28 trupa të pajetë pasi që dje u rrënua diga në provincën Atapu...

Shpëtimtarët gjetën 28 trupa të pajetë pasi që dje u rrënua diga në provincën Atapu, në juglindje të Laosit.
 
Qindra persona supozohen si të zhdukur. 
 
Uji përmbyti gjashtë fshatra, ndërsa 6.000 persona kanë mbetur pa shtëpi.
 
Njerëzit për shkak të ujit të ardhur po evakuohen me varka.
 
Ende nuk dihet shkaku për rrënimin e digës./mia