Botë

Izraeli rrëzoi një avion sirian që shkeli hapësirën e tij ajrore

24.07.2018 20:31

Ushtria e Izraelit tha se ka rrëzuar një aeroplan të Sirisë që ka depërtuar në hapësirën e saj ajrore...

"Dy raketa Patriot kanë goditur avionin luftarak të Sirisë, Sukhoi, i cili ka hyrë në hapësirën ajrore të Izraelit", tha përmes një deklarate Forca e Mbrojtjes e Izraelit.
 
Sipas saj, avioni sirian ka hyrë dy kilometra në hapësirën ajrore të Izraelit.
 
Sipas disa njoftimeve të pakonfirmuara, piloti është vrarë.
 
Siria nuk ka dalë ende me ndonjë reagim./evropaelire