Botë
Thereza Mej do t'i udhëheqë negociatat me BE-në për Bregzitin
24.07.2018 21:27
Kryeministrja britanike Thereza Mej sot bëri të ditur se ajo personalisht do t'i udhëheqë negociatat e Londrës me Brukselin...

Kryeministrja britanike Thereza Mej sot bëri të ditur se ajo personalisht do t'i udhëheqë negociatat e Londrës me Brukselin për kushtet për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja.
"Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Qeveria të organizohet në një mënyrë të mundshme më efikase për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja. Unë do t'i udhëheq negociatat me BE-në, ndërsa ministri për Bregzit do të jetë zëvendësi i tij", deklaroi Mej.
Deri më tani shef i keipit negociator britanik ishte ministri për Bregzit, por me konceptin e ri kjo Ministri do të angazhohet me përgatitjen e vendit për braktisjen e Unionit.
Qeveria në Londër sot publikoi edhe dokument politik për Bregzitin, në të cilin theksohet se Britania e Madhe do të vazhdojë të zbatojë disa ligje evropiane edhe pas skadimit të periudhës kalimtare pas daljes nga Unioni.
Ministri i ri britanik i Bgregzitit, Dominik Rab deklaroi se respektimi i ligjeve të BE-së në Britani të Madhe është i nevojshëm gjatë procesit të braktisjes së vendit nga Unioni.
Me planin parashikohet pas arritjes së marrëveshjes midis Britanisë së Madhe dhe BE-së për Bregzitin dhe pas aprovimit të tij nga ana e Parlamentit britanik në vend të fillojë debati për ligjin britanik për dalje nga Unioni. Pritet ky këtë ligj të rregullohen temat si të drejtat e qytetarëve, "shpenzimet e diviorcit" dhe detaje për periudhën kalimtare./mia
