Zgjedhjet në Pakistan në mes tensionesh
Qendrat e votimeve janë hapur në Pakistan për zgjedhjet nacionale....

Qendrat e votimeve janë hapur në Pakistan për zgjedhjet nacionale në frymën e keqe të sulmeve vdekjeprurse.
Votimet e 25 korrikut përballin liderin opozitar Imran Khan’ Tahreek-e-Insaf kundër ish kryeministrit Nawaz Sharif.
Mediet lokale në Pakistan kanë raportuar se 18 persona janë vrarë në një sulm ndaj një veture të policisë në qytetin Quetta. Eksplodimi ndodhi afër një qendre të votimit.
Një shkëmbim me armë zjarri u raportua në qendër të votimit në një zonë të veriut të Pakistanit, duke lënë të vdekur një aktivist opozitar dhe katër të lënduar.
Sondazhet shfaqin një garë të ngushtë në mes të partisë së Khan që ka 30 për qind, me partinë që po udhëheq me vendin me 27 për qind.
Në vendin e tretë është Partia Popullore e Pakistanit, të cilën e udhëheq djali i ish kryeministrit Benazir Bhutto, i cili ishte vrarë më 2007.
