Fillojnë hetimet për zjarrin shkatërrues, këto janë dyshimet e para për shkaqet

25.07.2018 10:39

Prokurorët grekë kanë filluar një hetim mbi shkaqet që çuan në ndezjen e zjarreve.....

Prokurorët grekë kanë filluar një hetim mbi shkaqet që çuan në ndezjen e zjarreve që po terrorizojnë banorët e shumë pjesëve të Greqisë, duke lënë prapa së paku 74 viktima dhe dëme të jashtëzakonshme në njerëz, transmeton Gazeta Metro.

Zyrtarët fillimisht pretenduan që zjarret ishin ndezur qëllimisht në tentim për të destabilizuar shtetin, por shumica besojnë që zjarret ishin ndezur nga kontaktet e energjisë elektrike nëpër shtylla largpërçuese.

Zjarri përfshiu pjesë të mëdha të regjionit të Matit, pjesë turistike e Greqisë e stërmbushur me turistë gjatë verës. Autoritetet u akuzuan për reagim shumë të ngadalshëm.

Zjarri u përhap me shpejtësi të madhe nëpër këtë rajon duke djegur një fshat të tërë për disa minuta, ndërsa viktimat ishin ende duke fjetur.