Beograd, takimi ministror për doganat e rritura të Kosovës
Qëndrim i përbashkët për vendimin me të cilin Kosova i rriti doganat e pemëve dhe perimeve....

Qëndrim i përbashkët për vendimin me të cilin Kosova i rriti doganat e pemëve dhe perimeve, pritet nga takimi i sotëm në Beograd, iniciator dhe nikoqir i të cilit është ministri serb i Tregtisë Rasim Lajiq.
Kosova e vendosi të ashtuquajturën masë të përkohshme më 18 korrik të këtij viti. Masa parashikon 30 për qind dogana më të larta për pemë dhe perime të importuara, ndërsa do të zgjasë tre muaj dhe vlen për të gjithë shtetet të cilët importojnë në tregun kosovar. Vendet e rajonit e dënuan hapin e këtillë dhe kërkuan tërheqje të vendimit, duke elaboruar se është në kundërshtim me Marrëveshjen e CEFTA-s dhe me rregullat për tregti të lirë. Rishqyrtim kërkoi edhe Komisioni Evropian. Ministrat dikasterial nga ana e Maqedonisë menjëherë pas vendosjes së masës kosovare thanë se presin tërheqje të saj të shpejt.
Nëse kjo nuk ndodhë, paralajmëruan kundër-masa të mundshme për mbrojtje të prodhimtarisë vendore.
