Maqedoni
Qeveri, amnisti për të akuzuarit e PPS-së nuk do të ketë. Rriten të ardhurat në shëndetësi për ndërrimin e natës
25.07.2018 14:11
Amnisti për të akuzuarit nga PPS, qoftë direkte apo indirekte, nuk do të ketë, kështu konkretizoi zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski...

Sipas tij, negociatat me liderët e partive kanë mbaruar dhe tani proceset politike zhvillohen në Kuvendin Republikan, ndërsa Qeveria nuk ka se çka të shtojë më shumë rreth kësaj çështje.
“Zyrtarisht, negociatat e liderëve mbaruan, informatat i dini. Qeveria shpreh kënaqësi se nuk ekziston as një lloj mundësie për amnisti qoftë direkte apo indirekte për rastet që tani më ka procedurë nga “bombat” që dolën 3 vitet e kaluara”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
Boshnjakovski njëherit njoftoi se në seancën e 81 të Qeverisë është vendosur që t’u rriten të ardhurat për punën e ndërrimit të natës për punonjësve në sektorin e shëndetësisë dhe kjo është me rëndësi të madhe për punonjësit e këtyre institucioneve.
“Miratuam informatën për nënshkrimin e aneksit për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes individuale për paga dhe të drejta të tjera në pazë të pagës dhe kontributeve shtesë me qëllim të rritjes së koeficienteve për shtesë të pagës për punë në ndërrimet e natës dhe kujdestaritë e punëtorëve në institucionin publik shëndetësor për nevojat e klinikave universitare, entit dhe qendrës urgjente në Shkup”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
I pyetur se nëse Qeveria do të kërkojë dorëheqje nga zëvendëskryeministri Agjyshev që ka të bëjë me grantin nga Fondi Zhvillim Teknologjik dhe Inovacion, Boshnakovski, tha se Prokuroria Themelore Publike ka formuar lëndë për këtë çështje dhe nëse vërehen parregullsi do të ketë përgjegjësi sipas rregullativave ligjore.
Ndryshe, dje qeveria miratoi edhe ndryshimin e propozim-programit për ndihmë financiare në bujqësi për vitin 2018. Me këtë program do të këtë nën masë për pagesë direkte të grurit në afat prej 2018 nga prodhimi vendor.
FLORIJE BELULI KAMBERI
