Gaza, respektohet armëpushimi
“Hamas” thotë se ky armëpushim pranohet dhe se në Egjipt do të ketë bisedime indirekte. Qeveria e Izraelit, po ashtu, e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për armëpushim.....

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, që ka hyrë në fuqi sot në orën 8 të mëngjesit sipas kohës lokale, pritet të zgjasë 72 orë, ai eshtë është një përpjekje për arritjen e marrëveshjes më të gjerë për armëpushim të qëndrueshëm dhe për rindërtim të territorit të shkatërruar bregdetar.
“Hamas” thotë se ky armëpushim pranohet dhe se në Egjipt do të ketë bisedime indirekte. Qeveria e Izraelit, po ashtu, e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për armëpushim.
Izraeli i ka tërhequr forcat e veta tokësore jashtë Rripit të Gazës, para se armëpushimi të hynte në fuqi, qëllimi kryesor për shkatërrimin e tuneleve për depërtim nga Rripi i Gazës në territorin e Izraelit, është arritur.
Janë shkatërruar 32 tunele të këtilla. Në Rripin e Gazës, ku afro 500 mijë njerëz ishin zhvendosur për shkak të luftimeve të ashpra, disa banorë, me dyshekë dhe me fëmijë në rimokrio, janë larguar nga strehimorja e Kombeve të Bashkuara për tu kthyer në lagjet ku kanë banuar. Ka raporte se blloqe të tëra të banesave janë shkatërruar.
“Ku të shkojmë , në shtëpitë e shkatërruara? Në zonat përgjatë kufirit? Atje nuk na lejojnë të shkojmë. Atje nuk është sigurtë. Thonë mos shkoni as gjatë armëpushimit” - thotë Mohammad al-Dahdoh- banor i Rafahut.
Por ndryshe nga palestinezët që nuk kanë ku të shkojnë edhe përkundër amrëpushimit, pasi shtëpitë u janë shkatërruar, izraelitët nuk mendojnë se armëpushimi ishte i nevojshëm.
“Ne duhet të kishim vazhduar ti godasim deri në fund. Nuk duhet të ndalonim kjo shkon në interes të tyre. Vetëm ata e duan armëpushimin” - thotë Nurit Tsarfati, banor i Jeruzalemit.
Gjatë këtij konflikti janë vrarë 1,834 palestinezë, shumica prej tyre civilë. Izraeli thotë se 64 ushtarë të tij dhe tre civilë janë vrarë, prej 8 korrikut, kur ka filluar konflikti.
Para se të hynte në fuqi armëpushimi, kishte shenja se tensionet e krijuara nga luftimet në Gazë kishin reflektim në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor, me dy sulme atje.
Policia tha se këto sulme ishin kryer nga militantët palestinezë. Megjithatë, edhe më parë ka pasur shpallje të disa armëpushimeve, por ato nuk kishin zgjatur aq sa parashikohej, për shkak se të dy palët e refuzojnë legjitimitetin e njëra-tjetrës.
Hamasi nuk e pranon ekzistimin e Izraelit dhe synon shkatërrimin e tij, ndërsa Izraeli e denoncon Hamasin si grup terrorist dhe qëllimshëm i shmanget çfarëdo kontakti.
