Maqedoni
Tre fëmijët e prekur nga diabeti, Musa: lëshim nga prindërit jo nga mjekët
25.07.2018 15:34
14-vjeçari nga Ohri me sëmundjen e diabetit, i cili ishte në koma, është zgjuar dhe gjendja e tij është përmirësuar...

Ndërsa edhe dy fëmijët tjerë janë diagnostifikuar me diabet, njeri 3-vjeçar dhe tjetri 9-vjeçar.
Zëvendësministri i shëndetësisë, Asim Musa, thotë se është lëshim nga prindërit vonimi i zbulimit të diabetit tek tre fëmijët, të cilët gjatë javës së kaluar u sollën në klinikë me sëmundjen e diabetit.
“Të gjithë 3 fëmijët pasi kanë shkuar tek mjeku amë, menjëherë me herën e parë janë zbuluar që janë me diabet. Por, për shkak se janë fëmijë, ata janë dërguar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, të cilët trajtohen në mënyrë profesionale. Sot kam vizituar 14 vjeçarin dhe tani është në gjendje stabile duke u përmirësuar”,- deklaroi zëvendësministri i shëndetësisë, Asim Musa.
Ndërkohë nga Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar thonë se do të bëhen hetime në spitalet e përgjithshme ku janë pranuar fëmijët dhe në raportin e tyre do të konfirmohet nëse ka pasur lëshime në procedurë.
REJHANE BUSHI METAJ
