Maqedoni

Zaev: me ose pa VMRO-në, referendum do të ketë. Nuk do të ftoj takim liderësh për referendumin

25.07.2018 17:34

Kryeministri, Zoran Zaev, shpreson se deri në fund të këtij muaji Kuvendi do të mund të shpall datën për mbajtjen e referendumit...

Duke zbuluar detaje nga bisedimet me kreun e opozitës Mickovski, Zaev sqaroi se me ose pa mbështetjen e VMRO-DPMNE-së referendum do të ketë.
 
Për këtë arsye, Zaev edhe njëherë i bën thirrje opozitës të reflektojë pozitivisht ndaj kësaj çështje dhe të kapin momentin historik të vendit për të organizuar të njëjtin.
 
“Së bashku e vërtetuam që kjo të jetë sa më shpejt që është e mundur, madje e përmendem edhe datën 30 shtator. Kjo nënkupton që deri më 30 korrik, Parlamenti duhet të sjellë vendim. Nuk dua të hyj në ingerencat dhe kompetencat e Kuvendit, por besoj se do të arrijë nëse ka sukses që të gjitha proceset të lëvizin dhe nëse me të vërtetë Parlamenti do të përkushtohet që të përfundojmë më herët për shkak të interesave shtetërore”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
 
Zaev nuk përjashton mundësinë që në rast se nuk arrihet censusi i nevojshëm për referendumin, finalizimi i marrëveshjes me Greqinë të vendoset përmes ndryshimeve kushtetuese.
 
Kryeministri po ashtu tha se nuk e ka ndërmend të thërret takim të ri liderësh për çështjen e referendumit. 
 
“Nuk e shoh të arsyeshme thirrjen e takimit për këtë çështje. Grupet e punës dhe grupet e deputetëve janë aty, mund koordinatorët të flasin dhe unë jam i hapur, por takim të ri të liderëve nuk thërras, pasi që i patë qëndrimet që i kishin. Por, takim mund të thërret Mickoski, ose të takohemi në Kuvend, përderisa çështja mbetet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, ose të flasim me telefon, por në gjejmë zgjidhje sepse i kemi ditët e numëruara”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.       
                                                       
Zaev mbet në qëndrimin se pyetja e referendumit duhet të jetë e formuluar në kontekst të eurointegrimeve dhe marrëveshjen e nënshkruar, dhe tha se është absurd që kjo gjë t’i pengojë opozitës.
 
Zaev njëherit vlerësoi se me insistimin për ndryshimet në Kodin Penal, opozita ka pretenduar indirekt të sigurojë amnisti për udhëheqësinë e kaluar të VMRO-së, megjithëse kjo e fundit e mohon kategorikisht kërkesën për amnisti. 
 
REXHEP QAMILI