Botë

200 milion $ për vendet e prekura nga Ebola

05.08.2014 16:04

Banka Botërore, për tu dal në ndihmë vendeve të Afrikës Perëndimore, të cilët po përballen me një përhapje të pazakont të virusit Ebola...

Banka Botërore,  për tu dal në ndihmë vendeve të Afrikës Perëndimore, të cilët po përballen me një përhapje të pazakont të virusit Ebola, do të ndaj 200 milion dollarë.
 
Këto para do të shfrytëzohen kryesishtë operime në teren, por edhe për ti ndihmuar ekonomikisht familjet më të prekura nga kjo epidemi.
 
Presiddenti I BB, I cili njëkohësisht është edhe ekspert I sëmundjeve infective, thotë se këto epidemi mund të përhapen çdokund, prandaj komuniteti botëror duhet të vë sisteme që mund të parandalojnë, përsëritjen e tyre.  
 
“Këto para do të shkojnë për mbështetje themelore, për furnizime mjekësore, për personel mjekësor dhe gjithashtu për të ndihmuar njerëzit të cilët po përballen me vështirësi ekonomike si rezultat i kësaj epidemie. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, jo vetëm për të siguruar mbështetje afatshkurte, por realishtë të mendojm ndërtimin e ndonjë llojë sisitemi shëndetësor public, që popujt e këtyre tre vendeve e meritojnë,” ka thënë  Jim Jong Kim, President I BB-së.  
 
Nigeria regjistroi rastin e dytë me këtë sëmundje ndërsa Liberia, vendi më i prekur dhe me numrin më të lartë të vdekjeve urdhëroi djegjen e trupave të personave që kanë ndërruar jetë nga Ebola.
 
Ky vendim u mor pas refuzimit të komuniteteve lokale për të lejuar varrosjen në tokat e tyre. Banorët e zonave më të prekura nga virusi I Ebolës, janë të brengosur sepse virusi ka filluar të infektoj mjekët dhe vullnetarët. 
 
“Ai është testuar për Ebolën dhe doli pozitiv. Dy javë më parë, kur e kam vizituar ai ishte mjaft mire.“Mjeku ynë u sëmur dhe ne jemi tejmase të shqetësuar. Ne kemi kërkuar nga autoritetet që të na dërgojn një mjekë tjerë. Ne nuk jemi aspak të lumtur për atë që po sëmurën edhe mjekët”, thonë banorët.  
 
Ndryshe, vullnetaret  Brantli Kent dhe Nancy Rajtbol, të cilët gjatë operimit në Afrikën Perëndimore, u infektuan me këtë virus, janë në gjendje  stabile, pasi që gjatë kurimit në SHBA, kanë  marrjë dy doza nga një serum eksperimentale kundër Ebolës, I cili ende nuk ka qenë I testuar në njerëz. 
 
SANIJE KASAMI