Botë

Shqipëria, 100 mijë euro Greqisë

25.07.2018 18:17

Qeveria shqiptare ka vendosur t’i akordojë 100 mijë euro Greqisë, si fond ndihme për të përballuar dëmet e shkaktuara nga zjarret masive të ditëve të fundit...

Paratë do të jepen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe do të lëvrohen nga Ministria e Punëve të Jashtme.
 
“Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe po përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri të tërbuar. Qeveria shqiptare sapo aprovoi një donacion në shenjë solidariteti me vëllezërit e motrat tona”,- shkroi kryeministri Rama në rrjetet sociale.
 
Vendimi i Qeverisë shqiptare vjen pasi dy ditët e fundit, disa fshatra në periferi të Athinës u përfshinë nga flakët, duke shkaktuar mbi 80 viktima e qindra të plagosur.
 
Zyrtarisht mes viktimave është edhe një shtetase shqiptare, ndërsa dyshohen që mes viktimave të jenë edhe dy të tjerë. 
 
LULJETA NDOKA