Botë

Siri, 150 të vrarë në një seri sulmesh të armatosura

25.07.2018 19:03

Militantët e “Shtetit Islamik” – ISIS kanë vrarë mbi 150 persona në disa sulme të armatosura dhe me anë të shpërthimeve vetëvrasëse...

Militantët e “Shtetit Islamik” – ISIS kanë vrarë mbi 150 persona në disa sulme të armatosura dhe me anë të shpërthimeve vetëvrasëse në zonat e mbajtura nga qeveria në jugperëndim të Sirisë.

Nga këto sulme janë vrarë 156 persona vrarë në krahinën Suvedia në mesin e të cilëve edhe 62 civilë, shkruan DailyMail.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se personat janë vrarë nga sulmet e koordinuara, përfshirë edhe shpërthime vetëvrasëse në qytetin Suvedia.

Përmes një qëndrimi ISIS ka marrë përgjegjësinë se për sulmet.