Botë

Militantët e “Shtetit Islamik” – ISIS kanë vrarë mbi 150 persona në disa sulme të armatosura dhe me anë të shpërthimeve vetëvrasëse

25.07.2018 19:31

Të paktën 31 viktima janë raportuar pas sulmit vdekjeprurës afër një qendre të votimit në Pakistan...

Po ashtu më shumë se 35 persona u plagosën dhe po trajtohen në spital. “Shteti Islamik” ka marrë përgjegjësi për sulmin në qendrën e votimit të qytetit Quetta, në ditën kur po mbahen zgjedhjet.

Grupi ekstremist deklaroi se sulmi u krye nga një sulmues vetëvrasës.

Qendrat e votimeve janë hapur në Pakistan për zgjedhjet nacionale në frymën e keqe të sulmeve vdekjeprurëse.

Rreth 105.96 milionë votues pritet të hedhin votën e tyre. Votimet e 25 korrikut përballin liderin opozitar Imran Khan’ Tahreek-e-Insaf kundër ish kryeministrit Navaz Sharif.

Sondazhet shfaqin një garë të ngushtë në mes të partisë së Khan që ka 30 për qind, me partinë që po udhëheq me vendin me 27 për qind.

Në vendin e tretë është Partia Popullore e Pakistanit, të cilën e udhëheq djali i ish kryeministrit Benazir Bhutto, i cili ishte vrarë në vitin 2007.