Botë
Të paktën 26 të vdekur dhe 131 të zhdukur gjatë rënimit të digës në Laos
25.07.2018 19:55
Shërbimet e shpëtimit deri më tani kanë gjetur 28 trupa të pa jetë gjatë vërshimeve të shkaktuara të hënën pas rrënimit të digës në provincën Atapu...

Shërbimet e shpëtimit deri më tani kanë gjetur 28 trupa të pa jetë gjatë vërshimeve të shkaktuara të hënën pas rrënimit të digës në provincën Atapu në Laosin juglindore, kumtuan sot autoritetet e Laosit.
Në kumtesë theksohet se gjithsej 131 persona llogariten si të zhdukur dhe druhet se numri më i madh i tyre janë të vdekur.
Uji i ardhur ka vërshuar gjashtë fshatra, ku janë shkatërruar ose dëmtuar shtëpitë e rreth 6.000 personave.
Aksioni për ndihmë të të pësuarve dhe kërkimi pas të zhdukurve është vështirësuar nga reshjet e rrëmbyeshme të Monsunit.
Arsyeja për rrënimin e digës, tani për tani zyrtarisht nuk janë kumtuar, por paramendohet se konstruksioni ka rënë nën presionin e sasisë së madhe të mbledhur të ujit në akomulimin artificial, si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme.
Banorët lokalë për mediat perëndimore deklaruan se nuk ishin informuar në kohë për rrezikun nga rrëzimi i digës, edhe pse disa ditë paraprakisht në të janë parë dëmtime./mia
