MAQEDONI

Tregtarët e Çairit në “shënjestër ” të inspektorëve të tregut

05.08.2014 16:16

Inspektorati i tregut së bashku me pjesëtarësit e policisë sot realizuan një aksion ndaj tregëtarëve që shesin mall rreth tregut të Çairit.........

Inspektorati i tregut  së bashku me pjesëtarësit e policisë sot realizuan  një aksion ndaj  tregëtarëve që shesin mall rreth tregut të  Çairit.

Tregëtarët thonë se  inspektorët e tregut  kanë konfiskuar  arkat me  domate, speca, shalqi e pjeshkë të cilat tregëtarëti ishisnin jashtë tezgave të tregut. Ata thonë se janë të detyruar të shesin në hyrje të tregut sepse brenda  nuk ka vend të  mjaftueshme për të gjithë.

“Erdhën policia dhe disa inspektorë dhe në thanë se ua kanë lajmëruar që ti  pastrojnë tregëtarët  në  hyrje  të pazarit.Ne i thamë se  në këtë vend shesim rreth 15 vjet, paguajmë por ata na thanë se e kanë patjetër ta marrin mallin”, ankohen tregëtarët.

“Bukën e nxjerrin këtu  ata jua  marrin, ku të shkojnë ,ku kanë vend të vendosin mallin , ku do të shkojnë sonte,  të vdesin për bukë. Kanë  ardhur me mallin e vetë,  ndërsa të tjerët luajnë me ata, a nuk është turp kjo”, thonë qytetarët.

“Ne nuk jemi kundër asaj të paguajmë tregjet , mirëpo deri më tani askush nuk  në kanë kërkuar  të paguajmë dhe as na lejojnë të sheshim në treg. Mua personalisht më kanë marr  një gajbë me domate kjo nuk është  në rregull. Shihni edhe vetë se  çfarë kam sjellur prej  të shtëpis, një çantë me speca dhe një kovë me domate. A duhet  të jetojmë ne a jo?Mendoj se kjo nuk është aspak e  drejtë”  - thonë tregëtarët.

Nga inspektoriati i tregut sot nuk deshën të  pronocohen para objektivit të  kamerës sonë,  me arsyetim se është  koha e pushimeve verore dhe nuk ka kompetent për këtë  çështje. (Rexhep Qamili, TVM2)