Botë

"Shteti Islamik" deklaroi se vrasësi nga Toronto është ushtar i saj

25.07.2018 21:25

"Shteti Islamik" e mori përgjegjësinë për sulmin në Toronto, në të cilin e humbën jetën dy persona...

"Shteti Islamik" e mori përgjegjësinë për sulmin në Toronto, në të cilin e humbën jetën dy persona, ndërsa 13 mbetën të plagosur, njoftoi agjencia e grupit AMAK.
 
"Sulmuesi ishte ushtar i "Shtetit Islamik" dhe ka kryer sulmin si përgjigje ndaj thirrjeve si caqe të zgjidhen qytetarët e vendeve të koalicionit", kumtoi "Shteti Islamik" pa dhënë më shumë detaje apo dëshmi për pohimet e veta. 
 
Policia në Toronto dje e publikoi emrin e sulmuesit i cili të dielën, duke gjuajtur në restorante dhe kafene, i vrau një vajzë 10-vjeçare dhe një vajzë 18-vjeçare, ndërsa i plagosi 13 persona.
 
Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Faisal Husein.
 
Anëtarët e familjes së tij kanë thënë se ai ishte i sëmurë mendërisht dhe ka "luftuar me psikozën dhe depresionin gjatë gjithë jetës".
 
Husein u vra gjatë sulmit në përleshje me policinë./mia