Zjarret në Greqi, identifikohen 61 viktima
Zjarret e rëna qysh prej mëngjesit të së hënës në periferi të Athinës, në Greqi, u morën jetën 81 personave, ndërsa shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur...

Deri më tani janë identifikuar 61 viktima, ndërkohë që trupat e pajetë të tjerë po i nënshtrohen analizave të ADN-së.
Si pasojë e zjarreve mbi 6 mijë ndërtesa janë shkatërruar, si dhe qindra automjete. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi mendohet se kanë qenë 47 vatra zjarri të vëna thuajse në të njëjtën kohë dhe në vende shumë të afërta.
Mësohet se mes personave të zhdukur janë edhe dy vajza shqiptare, të cilat punonin në një tavernë, në zonën e përfshirë nga zjarri.
Pas zjarreve fatale, Greqia mundet të përballet edhe me përmbytje, paralajmërimi vjen ndërkohë nga Shërbimet greke të emergjencave.
Diga Ivailovgrad, në lumin Arda, në malet Rodope në lindje, ka shumë gjasa të tejmbushet ditët e ardhshme për shkak të reshjeve që pritet të bien, tha Ministria e Jashtme bullgare. Lumi Arda rrjedh drejt lindjes në Greqi dhe i bashkohet lumit Maritsa në kufirin greko-turk.
Sofja tha se pret rritje masive të nivelit të ujit në të dy këto lumenj, veçanërisht në afërsi të qytetit bullgar, Svilengrad, në afërsi të kufirit turk.
Autoritetet bullgare kanë shpallur gjendjen e emergjencës në disa bashki pas shirave të rrëmbyeshëm.
Një person humbi jetën pasi u rrëmbye nga ujërat e përmbytjeve në qytetin bullgar, Teteven, të martën.
