Botë

Pekin, shpërthim pranë Ambasadës amerikane

26.07.2018 12:44

Një person ka shpërthyer një pajisje të vogël jashtë Ambasadës amerikane, në kryeqytetin kinez Pekin...

Një person ka shpërthyer një pajisje të vogël jashtë Ambasadës amerikane, në kryeqytetin kinez Pekin, njofton policia kineze. I dyshuari u identifikua me mbiemrin Jiang, 26 vjeç.

Në incident ka mbetur i plagosur vetëm personi që ka aktivizuar shpërthimin.

Një zëdhënës i ambasadës tha se shpërthimi ka ndodhur të enjten, rreth orës 1:00 pasdite, sipas kohës lokale. Një video e postuar në media sociale tregoi një kordon të policisë dhe tym në ajër, pranë kompleksit diplomatik.