Ekonomi

Banka Komerciale dhe Tutunska shlyejnë borxhet e qytetarëve

05.08.2014 18:12

Dy nga bankat më të mëdha në vend i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së qeverisë për shlyerjen e borxheve...

Dy nga bankat më të mëdha në vend i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës  së qeverisë për shlyerjen e borxheve, për qytetarët që janë në kategorinë e rasteve sociale.
 
Këtë e kanë konfirmuar edhe vetë krerët e bankave .Bankës Komerciale Hari Kosotov dhe ai i Tutunska Bankës, Gjorgji Jançevski.
 
Kostov ka deklaruar se “Bordi mbikëqyrës i Bankës Komerciale në seancën e mbajtur më 31 korrik solli vendim që Banka të marrë pjesë në thirrjen publike. Ndërsa edhe Jançevski është shprehur se bordi mbikëqyrës i Tutunska bankës, po më 31 janar ka vendosur të marrë pjesë në thirrjen e Qeverisë. Lidhur me këtë ekspertët ekonomik vlerësojnë se kjo propozim masë është për tu përshëndetur, megjithatë masi mund ta ngarkojë sektorin e biznesit.
 
“Përderisa kemi një masë e cila i dedikohet shtresës së caktzuar sociale Qerveria sjell masa të tjera të cilat janë përgjithsisht në dëm të biznesit. Veçanërisht me ndryshimet e fondeve ligjore, që do të thotë se përderisa bëjmë mirë në një sektor të caktuar të shoqërisë, ne po ngarkojmë me detyrime sektorin më rentabil dhe më të domosdoshëm për ekonominë e këtij vendi dhe nga i cili varet e gjithë mirëqenia qytetarëve përfshirë edhe këta raste sociale, të cilëve u është premtuar shlyerja e detyrimeve, por përderisa shlyshen detyrimet sigurisht që dikush tjetër do të duhet të ngarkohet dhe në këtë rast do të jenë kompanitë, “shprehet  Arben Halili.  
 
Sipas Halilit, në këtë masë të Qeverisë, brengosëse  fakti gjatë saj do të duhet që qytetarët të konkurtojnë dhe të njëjtët do të selektohen në bazë të kritereve të caktuara, gjë që prapë se prapë lë një dozë të dyshimit, se cilët do të jenë ato qytetarë që do të selektohen dhe cilëve dë tu shlyhen dyterimet.
 
MEFAIL ISMAILI